VV me turne futbolli, e kujton Astrit Deharin si dëshmor për liri, barazi e drejtësi (FOTO)

VV me turne futbolli, e kujton Astrit Deharin si dëshmor për liri, barazi e drejtësi (FOTO)

Sot për të gjashtin vit, është zhvilluar turneu i futbollit, që mban emrin e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në një postim më të detajuar rreth këtij turneu, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se do t’i ndjekin përherë vlerat për të cilat ishte angazhuar, aktivisti i tyre, Astriti.

Madje ndër tjera, aty thuhet se aktivistët e kësaj Lëvizjeje, do angazhohen dhe do ta kujtojnë Astrit Deharin si dëshmorët që ranë për liri, barazi e drejtësi.

”Vlerat për të cilat u angazhua Astriti organizata jonë do t’i ndjekë përherë ndërkohë që ne aktivistë e Lëvizjes gjithmonë do të kujtojmë dhe angazhohemi në dritën e veprës dhe sakrificës së dëshmorëve që ranë për liri, barazi e drejtësi, ndër ta edhe Astrit Dehari”.

Në turneun ”Astrit Dehari”, aktivitet ky i kategorisë së futbollit të vogël, morën pjesë 24 ekipe aktivistësh prej Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Turneun e fitoi ekipi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas.

Vendin e dytë e zuri ekipi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

Dhe, vendin e tretë, ekipi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq më pesë nëntor të vitit 2016, në burgun e Prizrenit.

Related Articles