Partitë opozitare (PDK, LDK, AAK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi u ndryshua rendi i ditës nga Lëvizja e Vetëvendosje, raporton Gazeta “Enigma”.
Shefja e Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka propozuar një mocion për kalimin e pikës për debat parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë.
Kusari ka kërkuar kështu fillimisht hedhjen në votim të Zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe Zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ky mocion ka kaluar me 56 vota pro.