Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka ardhur në Kosovë për të festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Ai tha se kjo është një ditë e mrekullueshme për të gjithë.
“Jam këtu për të festuar për të gjithë shqiptarët, për të gjithë kosovarët, po ashtu edhe për serbët në Kosovë. Kjo për atë se çfarë dite e mrekullueshme është kjo, është fantastike”, tha Walker para mediave.
William Walker njihet si iniciatori i fillimit të bomardimeve të NATO-s drejt caqeve serbe. Pasi ai pa nga afër Masakrën e Reçakut, atë e quajti krim kundër njerëzimit nga ana e ushtrisë serbe, çka bëri që NATO-ja të mobilizohej për fillimin e bombardimeve. /Gazeta Enigma