William Walker sot dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

William Walker sot dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, sot ka dhënë dëshminë e tij për krimet e luftës në Kosovë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Seanca ku dëshmoi ish-diplomati amerikan u mbajt me dyer të mbyllura, ndërkohë që nuk dihet se për cilin rast ka dëshmuar Walker.

Zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi, tha se tasti është i mbyllur për publikun.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit Ë.Ë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, njoftoi zëdhënësja Gashi.

Walker ishte dëshmitar në masakrën e Reçakut, ku prej aty alarmoi faktorin ndërkombëtar se në Kosovë po bëhet krim kundër njerëzimit. Kjo çoi në intervenimin nga NATO-ja që rezultoi me lirinë e Kosovës nga okupatori serb.

Related Articles