Në fillim të muajit tetor “Sky Sports” i Gjermanisë kishte shkruar se janë gjashtë klube të Bundesligës që po interesohen për shërbimet e talentit të Luzernit, Ardon Jashari.
Jashari vlerësohet shumë në Zvicër e në Gjermani, si një prej lojtarëve më premtues.
Dhe të mërkurën, po i njëjti medium ka shkruar se zyrtarë të Wolfsburgut e Hoffenheimit kanë qenë në Zvicër për ta parë nga afër kapitenin e Luzernit.
“Së fundmi, trajneri i Hoffenheimit, Andre Breitenreiter, dhe drejtori sportiv i Wolfsburgut, Marcel Schafer, kanë qenë në Zvicër për t’i parë nga afër kualitetet e 20-vjeçarit dhe kapitenit të Luzernit”, ka shkruar “Sky Sports”.