Xavi: Dembele mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij

Xavi: Dembele mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij

Skuadra e Barcelonës sot ka prezantuar Xavi Hernandezin si trajnerin e tyre të ri.

Pas shkarkimit të Ronald Koeman, Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e skuadrës dhe sot ai është prezantuar para mijëra tifozëve në ‘Camp Nou’.

Pas marrjes së drejtimit të Barcelonës, Xavi ka folur për media dhe ka lavdëruar shumë Dembelen.

“Për mua, Dembele mund të jetë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij.

“Por ju duhet të punoni me të dhe ta kërkoni atë. Varet nga ai, nga mentaliteti i tij, që është i lirë nga lëndimet, se ka nivele të larta të performancës.

“Rinovimi i tij është një prioritet për mua”, deklaroi ai.

Related Articles