Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Valencia me rezultat 1-4.
Katalunasit kanë zhvilluar një ndeshje fantastike ku Pierre-Emerick Aubameyang arriti të realizoj ‘Hat-Trick’, derisa Frenkie De Jong shënoi një gol tjetër.
Mesfushori spanjoll Pedri konsiderohet si njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij dhe Barça është me fat që e ka në radhët e veta një talent të till.
Shumë skuadra të mëdha u interesuan për të, por katalunasit e kanë blinduar me kontratë të re atë.
Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez ka deklaruar se nuk ka asnjë lojtar më të talentuar se mesfushori i tij.
“Nuk ka asnjë lojtar në botë me aq talent sa Pedri dhe ai është vetëm 19 vjeç. Ai është absolutisht madhështor. Mënyra si kthehet, kuptimi i hapësirës dhe kohës dhe fakti që përdor të dyja këmbët. Është e mahnitshme ta kemi atë në ekip dhe ne duhet të kujdesemi për të”.
“Ai hyri në fushë për gjysmë ore dhe u bë menjëherë i rëndësishëm. Ai bën dallimin, në mënyrën se si ne luajmë, në kuadrat, ai i fiton topat mbrapa. Ne kërkuam që ai të gjuante më shumë dhe tani ai ka tre gola,që kur u kthye nga lëndimi”, tha Xavi.
Tutje ish-mesfushori legjendar i Barçës ka thënë se Pedri për moshën e tij është më i miri në botë.
“Ai nuk është një lojtar normal. Ka shumë pak si ai. Ndoshta, në moshën e tij, ai tashmë është më i miri në botë në pozicionin e tij”, u shpreh Xavi.
19-vjeçari humbi disa ndeshje shkaku i lëndimit këtë edicion, por deri më tani ka zhvilluar 11 prej tyre ku ka realizuar tre gola e ka asistuae në një tjetër.