Xhaçka thotë se viktimat e aksidentit në Bullgari janë shqiptarë

Xhaçka thotë se viktimat e aksidentit në Bullgari janë shqiptarë

Sipas Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ishin shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur dhimbje për 45 jetët e humbura dhe ngushëlloi familjarët.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles