Xhaka me shokë rrëmbejnë fitoren në kohën shtesë ndaj Gladbach-ut

Xhaka me shokë rrëmbejnë fitoren në kohën shtesë ndaj Gladbach-ut

Kampioni i Bundesligas, Bayer Leverkusen e ka nisur mbarë edicionin e ri të futbollit gjerman.

Ngjashëm sikur shumë ndeshje të sezonit të kaluar duke i siguruar fitoret në fund, Leverkusen në ‘zanatin’ e njëjtë, arrin të debutojë me fitore në edicionin e ri, duke arkëtuar tre pikë krejt në fund të ndeshjes.

Granit Xhaka e zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, duke realizuar një eurogol nga distanca, teksa rezultati u dyfishua nga Florian Wirtz në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Monchengladbach tregoi shpirtin luftarak, duke i barazuar shifrat. Fillimisht me anë të Nico Elvedi në minutën e 59-të, e më pas nga sulmuesi Tim Kleindienst në minutën e 85-të.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllet me barazim, skuadra e Alonsos doli edhe njëherë në skenë, duke shënuar një gol të vonë fitues dhe vulosur fitoren.

Këtë e bëri Florian Wirtz, i cili u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 100-të.

Kësisoj, Leverkusen e nis suksesshëm mbrojtjen e titullit kampion.

Related Articles