Xhaka në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Man Cityt

Xhaka në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Man Cityt

Granit Xhaka është në dyshim për të luajtur në ndeshjen e së mërkurës ndaj Manchester Cityt, ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta.

Mesfushori zvicëran mungoi në sfidën e fundit ndaj Southamptonit për shkak të një sëmundje, ku londinezët barazuan me rezultat 3-3.

E tani Xhaka është në dyshim edhe për një ndeshje kryesore – siç është ajo ndaj Manchester Cityt të mërkurën, me zvicëranin që ende nuk ka stërvitur me skuadrën.

I pyetur për Xhakën, Arteta tha: “Graniti ka qenë jashtë – shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të stërvitet sot, por ai është ende në dyshim. Pjesa tjetër [e skuadrës] është mirë”, deklaroi ai.

‘Gunners’ udhëtojnë të mërkurën në Etihad për t’u përballur me Manchester Cityn, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e titullit për sezonin 2022/23.

Arsenal ndodhet 5 pikë përpara Man Cityt por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se “Qytetarët”.

Related Articles