Granit Xhaka ka komentuar humbjen e Zvicrës ndaj Serbisë në Ligën e Kombeve, duke theksuar se përjetoi emocione të forta pas ndeshjes, shkruan Enigma.
“Do të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në ora 8 të mëngjesit. Ishte një ndeshje me shumë emocione,” tha Xhaka për RTS-në e Zvicrës.
Mesfushori shtoi se ka gjithmonë vështirësi të fle pas ndeshjeve, sidomos kur ekipi i tij pëson disfatë.
“Ju e bëni vetëkritikën, e shikoni se ku keni bërë mirë dhe ku keni gabuar,” shtoi ai.