Xhaka tregon pse u largua nga Arsenali

Xhaka tregon pse u largua nga Arsenali

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle Marca, ku ka shpjeguar në detaje arsyet e largimit nga Arsenali dhe synimet e tij me skuadrën e Bayern Leverkusen.

Xhaka u rikthye në Bundesligë pas shtatë viteve të kaluara te Arsenali, duke u transferuar te skuadra e Bayern Leverkusen.

Në intervistën e dhënë për të përditshmen iberike, kapiteni i kombëtares së Zvicrës deklaron se ka pasur oferta dhe nga klube të tjera të Premier Leagues. Por, 30-vjeçari nuk dëshironte të luante me asnjë ekip tjetër në Angli përveç Arsenalit.”

“Kam kaluar 7 vite të mrekullueshme në ‘Emirates’. Kisha oferta nga klube të tjera të Premier League, por Arsenalin nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër. Nuk doja të luaja kundër tyre. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua të lija Arsenalin, gjithashtu dhe klubi nuk donte të më linte të largohesha.

Kam shumë respekt për Mikel Artetën, por doja të provoja një sfidë të re te Bayer Leverkusen. Xhaka u ndal më tepër te trajneri spanjoll Mikel Arteta dhe ngjashmëritë e tij me trajnerin e “Aspirinave”, Xabi Alonson.

“Ata të dy kanë filozofi të ngjashme, Arteta është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm si trajner. Ai dhe Alonso e shohin futbollin ndryshe nga trajnerët e tjerë”.

Mesfushori është një vlerë e shtuar për mesfushën e Leverkusenit, teksa do t’i sjellë ekipit kualitet, forcë dhe eksperiencë. Ekipi i Xabi Alonsos e mbylli edicionin e fundit në Bundesliga në vendin e gjashtë, teksa sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Europa League.

Me largimin e Xhakës, Arsenali nënshkroi me Declan Rice të West Ham për 105 mln paund, blerja më e shtrenjtë në historinë e Gunners. Por edhe me ish-lojtarin e Leverkusen, Kai Havertz. Për kartonin e të cilit pagoi 75 mln euro në arkat e Chelsea.

Related Articles