Xhamia e Çarshisë, gati për besimtarët

Xhamia e Çarshisë, gati për besimtarët

Xhamia e Çarshisë në qendër të Prishtinës shumë shpejt pritet t’i rikthehet funksionalitetit të saj të zakonshëm.

Kjo pasi aty po bëhen punët finalë në një marrëveshje memorandumi nga Ministria e Kulturës, Bashkësia Islame e Kosovës e Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton “Ju Flet Prishtina”.

Në bazë të memorandumit që MKRS bëri me agjencinë TIKA, por edhe me BIK-un, hartimi, zbatimi por edhe kontraktimi i kompanisë punëkryese rendonte mbi organizatën kulturore turke.

Renovimi i xhamisë, gjatë mbrëmjes kryeqytetit pritet t’i sjell pamje ndryshe, pasi në të është bërë vendosja e pjesëve ndriçuese.

Related Articles