Xhamia e lagjes së Muhaxherëve, që është njëra nga më të vjetrat në kryeqytet, ka filluar të plasaritet në disa pjesë të saj.
Muret e objektit fetar janë qarë si pasojë e disa ndërtimeve që po bëhen së fundmi fare pranë monumentit që është edhe në mbrojtje kulturore.
Kështu thanë udhëheqësit e Bashkësisë Islame, derisa bënë thirrje që xhamia të mbrohet nga rrënimi i mundshëm.
Por, në anën tjetër, kompania që po ndërton afër xhamisë i tha klanit se ata nuk janë shkaktarët për qarjet në muret e ‘shtëpisë së Zotit’.
Të njëjtit thanë se posedojnë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim dhe se kanë hapësirën e nevojshme mes dy objekteve.