Xherdan Shaqiri i pandalshëm, për 10 minuta shënon hat-trik ndaj Luganos

Xherdan Shaqiri i pandalshëm, për 10 minuta shënon hat-trik ndaj Luganos

Skuadra e Baselit është duke fituar thellë 2:5 ndaj Luganos në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Superligën e Zvicrës.

Tri gola për ekipin e Baselit i shënoi sulmuesi anësor shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri shënoi hat-trik për 10 minuta.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albian Ajeti. Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë.

Related Articles