Albi Mall Superliga nuk pushon dhe xhiro e gjashtë do të luhet në mesjavë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së gjashtë, ku të gjitha ndeshjet luhen ditën e enjte me fillim nga ora 15:00.
Vëmendja do të jetë në Suharekë, ku Ballkani pret kampionin e Kosovës, Dritën.
Është një xhiro e mbushur me derbi, derisa do të luhet për herë të parë ai kryeqytetas mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re.
Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, ku Malisheva pret Ferizajn.
Gjilani para adhuruesve të vet pret Drenicën, derisa Dukagjini takohet me Llapin në 18 Qershori në Klinë.