Laura Fazliu ka siguruar medaljen në Mastersin e xhudos në Budapest.
Xhudistja kosovare do të paraqitet në finale të kategorisë deri 63 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Laura Fazliu e eliminoi japonezen Megumi Horikawa. Ajo ishte kampione e botës vitin e kaluar.
Në finale xhudistja kosovare përballet me japonezen tjetër, Miku Takaichi.