Xi pret në takim Putinin, flasin për besimin e ndërsjellë politik mes dy vendeve

Xi pret në takim Putinin, flasin për besimin e ndërsjellë politik mes dy vendeve

Presidenti kinez, Xi Jinping ka pritur në takim homologun e tij rus, Vladimir Putinin, pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.

Gjatë takimit, siç raporton BBC, Xi i ka thënë Putinit se arsyeja pse marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë arritur në këtë nivel është sepse të dy vendet kanë qenë në gjendje të “thellojnë vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin strategjik”.

Situata aktuale ndërkombëtare është “komplekse dhe e paqëndrueshme, me hegjemoni unilaterale që po përhapet me shpejtësi”, thotë presidenti kinez.

“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe fuqi të rëndësishme botërore”, thotë Xi, Kina dhe Rusia duhet të miratojnë një “pikëpamje strategjike afatgjatë” dhe të bashkëpunojnë për të ndërtuar “një sistem qeverisjeje globale më të drejtë dhe të barabartë”.

Related Articles