“Xixat, rrëzimi i Qeverisë Kurti, qeni që lehu e germat e zvogëluara” – Shakatë dhe ironitë e Ramës

“Xixat, rrëzimi i Qeverisë Kurti, qeni që lehu e germat e zvogëluara” – Shakatë dhe ironitë e Ramës

Në takimin mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nuk kanë munguar as ironitë e shakatë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në sallën e vogël ku po mbahej mbledhja, Rama i bëri të qesh ministrat kur tha se “ishte një qen aty, që lehte përpara se të fillonin himnet, por mbas këndimit të himneve edhe qeni nuk lehu më”.

Sipas Ramës, ky fakt jep mesazh “për ngjashmëritë e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes nesh”.

“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas here reshje 20-minutësshe”, shtoi ai.

Dilemave të shtruara së fundi, nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, po punon për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurti, i dha përgjigje Rama.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, nuk ka kush e rrëzon”.

Pos kësaj deklarate, Rama ka theksuar se, “që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre, sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”.

Kurti, ka thënë se nuk ka se çfarë të thotë kur është pyetur nga gazetarët për iniciativën Ballkani i Hapur.

Por, pas insitimit të gazetarëve, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se vetëm me ju përshëndet me shprehjen porti i ri i Durrësit, porti i Prishtinës, hekurudha në mes”.

Ndryshe, kanë nënshkruar 19 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pas mbledhjes së përbashkët të mbajtur këtë të hënë 20 qershori./Gazeta Enigma/

Related Articles