Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka konfirmuar se ka patur dje një bisedë të hapur gjatë në stërvitje me Granit Xhakën.
Yakin ka thënë se e ka kritikuar Xhakën për intervistën e tij pas ndeshjes me Kosovën.
“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë dje me të për 45 minuta. Unë pres që Graniti të vazhdojë rrugën e tij si kapiten. Qëndrimi i tij pas ndeshjes me Kosovën ishte i panevojshëm dhe jo i zgjuar. Nuk do ta toleroj diçka të tillë menjëherë pas ndeshjeve. Ngjarja nuk ka pasoja për Xhakën, të paktën jo negative. E kam vizituar edhe Granitin tri herë në Londër dhe tani do të bëj të njëjtën gjë në Leverkusen. Mes meje dhe Granitit nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim” ka thënë Yakin.