Camaj: Dy nga të vrarët në sulmin e 11 Shtatorit në ShBA i kisha familjarë

Camaj: Dy nga të vrarët në sulmin e 11 Shtatorit në ShBA i kisha familjarë

Veprimtari shqiptar në ShBA-së, Pashko Camaj, ka folur për sulmin e 11 shtatorit në Kullat Binjake në New York të ShBA-së.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka treguar se të vdekur janë edhe tre shqiptarë, ku dy prej tyre i ka familjarë, dhe se këtë gjë akoma e përjeton shumë rëndë.

“Sikurse ka ndodhur sot, atë ditë isha duke udhëtuar për në punë me tren nëntokësor. Pikërisht kam qenë në tren para 9ve, në rajon është dëgjuar një zhurmë se ka rënë një avion në një ndërtesë”.

“Ajo u ndje vetëm si zhurmë në prapavijë, kur dolën në sipërfaqe pamë. Menduam se ishte një aksident, por kur hymë në zyrë, dëgjuam aeroplanin e dytë na interesonte se çfarë ka ndodhur. E pamë se kjo nuk është një gjë e rastit, por një gjë e kalkuluar nga ata që dëshironin të tmerronin botën dhe ShBA-në”.

“Këtë ditë e kujtojmë me dhimbje sepse kemi pasur edhe familjarë të afërt shqiptarë nga familjet tona që kanë humbur jetën atë ditë. Në ditët e para nuk është ditur kush çka ka bërë, por menjëherë morëm lajm se në mesin e këtyre viktimave ishin edhe tre shqiptarë”.

“Dy të afërm të mi që vijnë nga Malësia, dhe nga Plava e Gucia një viktimë tjetër. Këta të tre janë shqiptarët që kanë humbur jetën atë ditë, janë të vetmit tre shqiptarë që kanë humbur jetën atë ditë”, ka thënë Camaj.

Related Articles