Ylli i boksit, Felix Verdejo është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një gruaje shtatzënë, që raportohet të jetë e dashura e tij.
27-vjeçari i martuar, i cili luftoi për Porto Riko në Lojërat Olimpike 2012 përpara se të bëhej profesionist dhe të bëhej një nga yjet në rritje të këtij sporti, thuhet se u dorëzua te agjentët e FBI-së të dielën.
Vdekja e Keishla Rodriguez, 27 vjeçare, po hetohej nga agjentët federatlë pasi trupi i saj u gjet në San Juan të kryeqytetit të Porto Rikos të shtunën, disa ditë pasi ajo u raportua e zhdukur.
Një ankesë penale e ngritur nga FBI ka akuzuar Verdejo për grushtimin e fytyrës Rodriguez dhe injeksionin e saj me një shiringë të mbushur me një substancë të paidentifikuar, sipas një raportit në Guardian.
Ai gjithashtu pretendon se ai më pas i lidhi krahët dhe këmbët me tel dhe i lidhi asaj një bllok të rëndë përpara se ta hidhte nga një urë të enjten në mëngjes. Ankesa shton se Verdejo më pas qëlloi në trupin e Rodriguez ndërsa ai qëndronte mbi urë.
E ndjera Rodriguez kishte rezultuar pozitiv në testin e shtatzënisë dhe thuhet se po planifikonte t’i tregonte Verdejos se po mbante fëmijën e tij në bark natën që u zhduk.
Prindërit e Rodriguez fillimisht lajmëruan autoritetet për zhdukjen e saj kur ajo nuk arriti të paraqitej për punën e saj në një biznes të pastrimit të kafshëve.