Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti

Një lojtar i Liverpoolit raportohet se ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me klubin dhe mund të largohet së shpejti.

Që prej se e zëvendësoi Jurgen Kloppin në verë, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka shkëlqyer duke udhëhequr ‘Të Kuqtë’ drejt pozitës së parë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Përkundër kësaj, fokusi më i madh tek Liverpooli këtë sezon ka qenë tek negociatat e kontratave me treshen Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët mund të largohen falas në verë.

Por që të tre këta lojtarë nuk janë të vetmit me të cilët Liverpooli po synon ta vazhdojë bashkëpunimin, pasi një tjetër lojtar e ka refuzuar ofertën e parë që mori nga klubi. 

Sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, Liverpooli mund ta humbasë sulmuesin Luis Diaz në një të ardhme të afërt, pasi ai ka refuzuar ta rinovojë kontratën aktuale.

Siç qëndrojnë gjërat, Diaz ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2027, por klubi anglez është i etur që ta rinovojë atë sa më parë që të jetë e mundur, për ta evituar sagën e njëjtë në të cilën gjenden me Salah, Van Dijk dhe Alexander-Arnold.

Por, 27-vjeçari raportohet se nuk është i lumtur me ofertën e parë që mori nga Liverpooli, duke argumentuar se ajo nuk reflekton rëndësinë e tij në skuadër dhe në atë që ka kontribuar që prej se u transferua nga Porto në janar të vitit 2022.

Në rast se kolumbiani mbetet lojtar i lirë në treg, Barcelona do të ishte e interesuar për ta përforcuar krahun e majtë të sulmit.

Deri më tani këtë sezon, Diaz ka shënuar 12 gola në 25 paraqitje për Liverpoolin, duke barazuar numrin e golave që kishte shënuar sezonin e kaluar për 51 ndeshje.

Related Articles