Ymeri: Vuçiqi nuk do e njohë Kosovën, derisa Kurti nuk dëshiron kompromise.

Ymeri: Vuçiqi nuk do e njohë Kosovën, derisa Kurti nuk dëshiron kompromise.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri dyshon për qëllimet  e vërteta të Kurtit dhe Vuçiqit në përplasjen e Brukselit.

Ymeri thotë se takimi i sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit u përcoll me shumë dramaticitet pasi sipas tij, populli i do shumë dramat.

Ai thotë se si Kurti ashtu edhe Vuçiq takimin e sotëm e përdoren për konsum të brendshëm politik.

“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se Vuçiqi nuk do e njohë Kosovën, derisa Kurti nuk dëshiron kompromise.

Sipas tij me këto qëndrime diametralisht të kundërta vështirë se mund të ketë marrëveshje përfundimtare

Related Articles