Me shumë raste por pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zalgiris – Ballkani.
Rezultati i pjesës së parë është 0-0 në një fraksion ku portierët ishin mjaft aktiv për të mbrojtur portën e tyre.
Zalgiris kishte iniciativën në pjesën e parë të lojës duke tentuar disa herë portën. Lituanezët kishin mundësi të arta në minutat e para të lojës, por portieri Stivi Frashëri ishte heroi i kampionëve të Kosovës.
Ballkani kishte rast të artë shënimi në minutën e 34-të kur Ermal Krasniqi doli përball me portierin kundërshtar i cili priti goditjen.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.