Zbardhet dëshmia e efektivit që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren

Zbardhet dëshmia e efektivit që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren

Arjan Tase ka dhënë dëshminë e tij para prokurorisë.



Ai ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin. Në këtë moment  ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.

Tase ka deklaruar se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait. Gjithashtu, ka sqaruar se vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të martës në plazhin e Potamit ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shkruan EuroNews.

Related Articles