Zbriten çmimet e vezëve, qumështit, sheqerit dhe vajit

Zbriten çmimet e vezëve, qumështit, sheqerit dhe vajit

Koosva vazhdon të përballet me rritjen e çmimeve të produkteve bazike, raporton Gazeta “Enigma”.

Agjencia e Statitikave të Kosovës (ASK) së fundmi ka njftuar se këto ditë ka pasur lëvizje të çmimeve në disa produkte.

Zbritje ka pasur për dia produkte, si qumshti, sheqeri dhe vaji i lulediellit.

Një litër qumësht i paketuar tashmë tregtohet me 1.19 euro nga 1.24 euro që ka qenë ditë më parë, ndërsa pesë kilogramë sheqer aktualisht blihen me 5.68 euro nga 5.9 euro.

Shtrenjtim të çmimeve ka te vaji i lulediellit për 0.19 euro, kurse një kilogramë kafe e bluar shitet me 6.21 euro nga 5.76 që ishte para disa dite.

Çmimet aktuale të disa produkteve bazike | Burimi: ASK

Ajo që vërehet se tashmë shumë prej produkteve për konsum ditor vazhdojnë të kanë çmime të larta dhe të pandryshuara për ditë të tëra.

Mirëpo, njëri prej produkteve që ka shënuar zbritje të çmimit janë vezët, ku para dy jave 30 copë kanë kushtuar deri në 5 euro.

Sipas kompanive që bëjnë tregtimin e këtij produkti, tashmë një kornetë vezë po shitet me çmim nën 4 euro.

Në fund, sipas ASK-së në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind. 

Related Articles