Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë.
Një 34-vjeçar u sulmua me thikë dhe si pasojë ndërroi jetë.
E lidhur me ngjarjën janë zbuluar disa detaje të reja. Sipas burimeve të Euronews Albania, shkaktari kryesor që dërgoi deri tek vrasja dyshohet të ketë qenë, ngacmimi nga ana e të ndjerit ndaj të fejuarës së autorit të vrasjes.
Gjithashtu mësohet se viktima ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Dyshohet se u sulmua katër herë me thike, dy herë në gjoks dhe dy në këmbë. /Gazeta Enigma