Zbulohet i dyshuari për plagosjen e policit të “Shqiponjave”, Policia ofron 20 mijë € shpërblim për çdo informacion

Zbulohet i dyshuari për plagosjen e policit të “Shqiponjave”, Policia ofron 20 mijë € shpërblim për çdo informacion

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës pranë Pediatrisë në Tiranë. Sipas informacioneve të para, raportohet se është qëlluar drejt një patrulle të Forcave “Shqiponja”, nga një person i cili po ndiqej nga policët.

Menjëherë pas incidentit, Policia ka njoftuar se ofron 20 mijë euro për çdo informacion rreth autorit.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, thuhet në njoftim.

Related Articles