Zbulohet i ftuari i parë i Franco Fodës te Kosova për përballjen me Sllovakinë

Zbulohet i ftuari i parë i Franco Fodës te Kosova për përballjen me Sllovakinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet ta zbulojë të premten listën e futbollistëve të ftuar për ndeshen historike me Sllovakinë.

Dardanët do të luajnë fillimisht në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026, me shpresën që do të shkojnë në finale dhe më pas të kualifikohen në turneun më të madh të futbollit botëror.

E trajneri gjerman ka nisur t’i ftojë futbollistët dhe i pari që e ka marrë ftesën është Baton Zabërgja.

Në fakt, kjo është ftesa e parë që është bërë publike dhe këtë e bëri klubi i tij ukrainas, Metalist 1925.

Më 26 mars, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, derisa nëse kalon tutje, në finale do të përballet me fituesin e dueli tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

Related Articles