Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të drogës në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Enigma.
Sveçla ka bërë të ditur se në këtë laborator janë kapur edhe 30 kilogramë drogë.
Ai e ka quajtur këtë aksion si sukses të Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot u shënua edhe nje sukses i Policisë së Kosovës.
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe nje laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar.
Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj.