Zëdhënësi i VV-së i çuan të çuditshme vendimet për lirimin e serbëve të arrestuar në veri

Zëdhënësi i VV-së i çuan të çuditshme vendimet për lirimin e serbëve të arrestuar në veri

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka kritikuar vendimet për lirimin e serbëve të arrestuar për sulme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Manxhuka ka thënë se këta persona nuk janë përfshirë rastësisht në dhunë, por se ata janë pjesë e grupeve në veri.

“Shumica e sulmuesve të gazetarëve që janë liruar këto ditë nga Gjykata nuk janë vetëm sulmues të gazetarëve, ata kanë qenë pjesë aktive e grupeve atje. Pra, ata nuk janë persona që rastësisht janë gjendur në problem apo raste të izoluara, por aktivisht dhe në mënyrë të organizuar janë të përfshirë atje”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.

Më tej, ai ka thënë se është e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave. Manxhuka ka thënë se vendimet për lirim do t’i inkurajojnë këta persona që ata të vazhdojnë me “avazin e vjetër”.

“Është vërtetë e çuditshme mënyra si është marrë vendimi për lirim të këtyre personave veçanërisht me dorëzani kur Kodi Penal ka dhjetëra opsione tjera në këto raste. Këto lirime do të jenë vetëm inkurajim që ata të vazhdojnë avazin e vjetër, ndërkaq për të tjerët stimulim për t’u përfshirë në këto raste/grupe. Dhe me këto vendime, nuk e di si do të jenë të lirë gazetarët të raportojnë sërish nga atje. Dhe jo vetëm ata”, ka shtuar Manxhuka.

Related Articles