Federatës së Karatesë së Kosovës i është pezulluar licenca nga MKRS dhe po ashtu nuk është kategorizuar nga komisioni pr kategorizim.
Fatmir Sopi, trajner dhe klubi i Ardhmërisë nga Prishtina, reagojnë ashpër, sipas tyre padrejtësisht nuk i morën një garues në Kampionatin Evropian.
“Për shkaqe të ndasive në dy grupe brenda FKK-së karateisti më i suksesshëm i Kosovës, në vitet e fundit në grupmoshën kadet e junior Ensar Zejnullahu, mbetet pa Evropian, i cili mbahet prej datës 9-11/02/2024, në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ensar Zejnullahu, vetëm gjatë vitit 2023, në grupmoshën e kadetëve -70kg dhe te juniorëve -68kg në arenë vendore e në veçanti ndërkombëtare ka marr pjesë afërsisht 20 gara (ku përafërsisht i ka zhvilluar më shumë se 60 duele) ku prej tyre ka fituar 15 medalje të arta dhe të tjera të argjendta e të bronzta kurse nga Kampionati Ballkanik pas 6 luftëra ( 4 fitore dhe dy humbje) mbet i 5-ti, në plasmanin përfundimtar ku rezultatit ishte baras me garuesin malazez 3:3 për vendin e tretë, ku në fund vendosi pika senshu e cila është fituar e prej garuesit malazez .
Sportisti Zejnullahu, i vetmi karateist nga Kosova, i kësaj grup moshe meshkuj ishte i 7- në botë kurse në ranglistën botërore WKF- në kategorinë akoma pa marr pjesë në gara zyrtare në grupmoshën e juniorëve -68 kg, u rendit i 73-ti, duke ju bartë gjysma e pikëve nga grupmosha e kadetëve.
Çka edhe nga konkurrentet e tij të Kombëtarës së Kosovës, që janë në listë për evropian që mbahet gjatë kësaj javës në Gjeorgji, është i pari.
Bordi i Klubit të Karatesë “ Ardhmëria”, nga Prishtina, me indinjat të thellë nëpërmjet të këtij postimi proteston ashpër për veprimeve e individëve të cilët i kanë okupuar asetet e rëndësishme të FKK, siç është paraqitja e garuesve në kampionate evropiane SportData, dhe njofton opioninit publik të Kosovës, siç janë sportdashësit, trajnerët e sportit, klubet sportive organet që thirren për mbrojtjen e të drejtave të sportistit, Federatat, KOK-un, MKRS, Mediet elektonike, online etj, se Ensar Zejnullahu, karateisti më i mirë i Kosovës në grupmoshat e kadeteve dhe të juniorëve, sportist i shpallur ndër më të mirët për vitin 2023, nga Federata e Karatesë së Kosovës, sportist në bazë arriturat të sukseseve gjatë vitit 2023, si dhe nga Drejtoria për Sport pran Komunës së Prishtinës, ka shpallur laureatin më të dalluar të shpresave të qytetit të Prishtinës, ku njëherit është përzgjedhur edhe nga drejtoria e theksuar më lartë në bazë të sukseseve të arritura gjatë vitit 2023, bursist i kësaj drejtorie për vitin 2024.
Nuk është përzgjedhur nga i ashtuquajturi Selektor i Kombëtares së Karatesë së Kosovës, për Kadet dhe Junior, Leutrim Pepaj, por ka përzgjedh në vend të Ensar Zejnullahu, një garues anonim që rezultatet e tij, nuk kalojnë më shumë se vendi i dytë në Kosovë në kategorinë e kadetëve -57kg, i cili garues gëzon respektin më të lartë si sportist dhe si garues perspektiv tek ne por në karatenë kosovare Ammar Arifi, i cili është anëtar i Klubit të Karatesë “Prishtina”, (trajner i të cilët është Ismail Fazliu, i cili gjendet në grupin e përbashkët me Pepaj, ku Fazliu, mban pozitën e nënkryetarit të këtij grupi), ku Arifi, nuk dallohet për suksese të arritura në raport me Ensar Zejnullahu, ku sukseset e Zejnullahut, janë theksuara më lartë .
Por në këtë rast e keqja e Ensarit, dhe mëkati i tij është se përzgjedhja e tij që nuk u bë për të prezantuar Kosovën në këtë Evropian, është se treneri i tij, Fatmir Sopi, i cili është Selektor i FKK- për Kadet & Junior, i zgjedhur në përbërjen e kryetarit Avni Gashi, i cili nuk gjendet në grupin e Fazliut dhe të Pepes.
Çka si rrjedhoj shihet qartë se ky veprim i tij, është puro hakmarrje, inate personale ndaj garuesit i cili gjendet në krahë rivalit të krahut tjetër nëse mundem ta quajmë kështu të FKK, ku botërisht dihet që FKK , është e ndarë në dysh dhe si pasojë po i bartin sportistët trajnerët dhe klubet e Kosovës, ku për herën e tretë me radhë kuvendet e mbajtura të FKK-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës e shpall Jo legjitim.
Krejt në fund, mund të themi se humbësi më të mëdhenj në gjithë këtë katrahurë sportive është sporti i karatesë, armatë e tërë të rinjsh që merret çdo ditë me ushtrime dhe japin kontribut me dekada siç janë sportistët , trajnerët , prindërit, klubet, sponzorët etj. Gjithashtu viti 2024, për Ensarin, forma garuese ishte brilante ku pati një paraqitje të dinjitetshme ku dëshmoi se edhe në grupmoshe e re të juniorëve -68kg, i cila për Zejnullahun, ishte vetëm fillimi , vërtetojë me formë të lartë vepruese të garimit se do të jetë njëri ndeë mëtuesit kryesor i cili do të ngadhënjen në kampionate evropiane e botërore kuptohet nëse i jepet mundësia ku këtë e dëshmoi edhe në këtë turne prestigjioz të karatesë ndërkombëtare ku morën pjesë shumë asa të Evropës të shumë vende të botës turne tradicionale i 32 -me radhë ” Grand Prix Kroacia 2024″, ku njërin ndër ta që është kampionë ballkanik karateisti serb Gjorgje Grubiq, Ensari e fitoi , ku përfaqësuesi Grubiq konsiderohet si njëri ndër pretenduesit më serioz për titullin e evropianit në kategorinë -68kg për junior në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në fund Bordi në fjalë i drejtohet se të gjithëve ata të cilët ndërmorën këto veprime që Ensar Zejnullahu, mos të jetë i pranishëm në Kampionatin Evropian për Kadet, Junior & U21, të mbajnë në ndërgjegjen e vet, dhe të kenë të ditur se veprime e tilla për të dëmtuar fëmijët e Kosovës.
Janë nivelet më ulta njerëzore e në veçanti kur është në pyetje grupmosha më e ndritur e vendit tonë kjo adoloshencë ku ata akoma nuk po e kuptojnë këto përplasje tona të pa kuptimta duke i bartë pasojat pa asnjë faji të tyre ngase të rriturit që i prin këtij sporti në Kosovë, nuk janë në nivelin e detyrës së tyre për shkaqe personale të individëve të caktuar.
Krejt në fund Bordi i Klubit në fjalë të gjithëve garuesve të cilët do të na përfaqësojnë në Tbilisi të Gjeorgjisë , uroj që të kenë suksese dhe ta lartësojnë vendin tonë në piedestalin më të lartë të kësaj gare. Suksese Kosove!
E mos u përsëritshin padrejtësi të tilla sikur ndaj sportistit të dalluar Ensar Zejnullahut”, reagon KK Ardhmëria.