Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vrasja e dhjetëra robërve ukrainas të luftës në një burg në Donjeck dëshmon se duhet të ketë njohje të qartë ligjore se Rusia është shtet që sponzorizon terrorizmin.
Zelensky, mes tjerash, i ka bërë thirrje ShBA-së që të marrë një vendim për këtë, shkruan Aljazeera.
“Unë po i bëj thirrje veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet një vendim dhe duhet tani,” tha ai.