Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkuar në qytetin e Buchas, ku u raportua për një masakër ndaj civilëve, të kryer nga forcat ruse.
I veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga ushtarët ukrainas, Zelenskiy ka folur për televizionin nacional ukrainas nga qyteti i Buchas.
Zelenskiy ka thënë se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë, pas mizorive që kreu ushtria ruse në Bucha, shkruan “The Guardian.
Ai tutje ka shtuar se “sa më shumë Rusia e zvarrit procesin e takimeve”, aq më e vështirë bëhet situata.
“Ne e dimë për mijëra të vrarë, të torturuar, të prerë, për gra të dhunuara dhe fëmijë të vrarë”, ka deklaruar sot Zelenskiy.
Bucha gjendet në rrethinën e Kyivit. Nga aty, gjatë fundjavës u shpërndan fotografitë e civilëve me duar të lidhura e të masakruar në një rrugë të qytetit.
Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat për krimet e kryera nga ushtria e saj, duke thënë se pamjet e Buchas janë montuar nga Ukraina dhe Perëndimi, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi për ato që i kanë deklaruar.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga Bucha, të rishpërndara nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. Ato më para janë publikuar në media të mëdha botërore./Gazeta Enigma/
????@ZelenskyyUa: Bucharest, NATO Summit Declaration. April 3, 14 years ago. There was a chance to prevent, so that ???????? didn’t come. Bucha, Kyiv region. Now. ???????? has come.
Mothers of ???????? soldiers should see that. See what bastards you’ve raised. Murderers, looters, butchers. pic.twitter.com/0ngZnNNZTT— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 3, 2022