Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Evropa duhet të tregojë unitet më të madh.
Ai iu është drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje në një samit të organizuar për luftën në Ukrainë.
“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragment, por të jeni një,” tha ai.
Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.
Udhëheqësit e BE-së po takohen në një samit të jashtëzakonshëm në përpjekje për të arritur një marrëveshje për sanksione kundër Rusisë, që do të përfshinte një ndalim të naftës ruse./Gazeta Enigma/