Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se “beteja për Donbass” tani është duke u zhvilluar.
Komenti i tij erdhi pasi zyrtarë të tjerë të lartë paralajmëruan se Rusia kishte nisur sot sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbass, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, tha Zelensky.
Shefi i zyrës së Zelenskyt tha më herët sot se “faza e dytë e luftës ka filluar”, raporton Reuters. “Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë,” tha Jermak.