Zelensky kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë, por ato duhet të jenë më të forta.

Zelensky në një intervistë për Fox News tutje tha se Rusia ka frikë nga sanksionet.

“Kjo nuk i lë rehat, kjo ua rrëzon ekonominë e tyre. Por ka një pyetje se si funksionojnë sanksionet. Ne po u tregojmë dhe u themi Shteteve të Bashkuara dhe liderëve evropianë, të gjithë duhet të punojnë së bashku shpejt”, tha Zelensky, shkruan CNN.

Më tej, i pari i Ukrainës tha se sanksionet duhet të kenë ndikim te oligarkët, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të kenë negociata të suksesshme.

“Ato duhet të kenë ndikim t oligarkët, te presidenti i Rusisë dhe te të gjitha partitë dhe në përgjithësi në vend. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të punojnë për këtë nëse SHBA-të dëshirojnë të kenë negociata të suksesshme”, është shprehur tutje Zelensky, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa, sa i përket raportimeve se Ukraina ka sulmuar një depo karburanti brenda territorit të Rusisë, Zelensky tha se ka gjëra që i ndan vetëm me forcat ushtarake ukrainase.

“Më vjen keq, nuk e diskutoj asnjë nga urdhrat e mia si komandant i përgjithshëm, udhëheqës i këtij shteti. Ka gjëra që i ndaj vetëm me forcat e armatosura ushtarake të Ukrainës”, ka thënë Zelensky.

Related Articles