Rizvanolli: Gjermania është partnere kyçe e Kosovës në energji

Rizvanolli: Gjermania është partnere kyçe e Kosovës në energji

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova ka nevoje për ndihmën e Gjermanisë për të realizuar qëllimin e saj për dekarbonizimin deri në vitin 2050.

Rizvanolli në një intervistë për DW ka thënë se Kosova kah nevoje për përkrahje teknike dhe financiare.

“Ne kemi nevojë si për invesetime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inaguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFË për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt”.

“Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshriën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inagurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman”, ka thënë Rizvanolli për DW, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles