Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se rrethimi rus i qytetit-port të Mariupolit përbën “krime kundër njerëzimit”.
Duke iu drejtuar Parlamentit danez, ai tha se krimet po ndodhin “para syve të të gjithë planetit që po i shikojnë në kohë reale”.
Disa ekspertë ushtarakë kanë sugjeruar se rënia e Mariupolit nën kontrollin rus mund të jetë e pashmangshme, por kanë shtuar se është e pamundur të thuhet se kur ose nëse diçka e tillë do të ndodhë. / Gazeta Enigma.