Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se si forcat ruse ishin afër kapjes dhe vrasjes së tij në orët e para të pushtimit.
Zelensky është admiruar për mënyrën sesi po udhëheq vendin gjatë pushtimit agresionit dymujor rus.
Gjatë një bisede dhënë për Time, Zelensky ka treguar se si koha e tij në krye të Ukrainës që u sulmua nga fqinji, mund të ketë përfunduar pak orë pasi filloi pushtimi.
Zelensky e ka përshkruar se si trupat ruse ishin shumë afër ta gjejnë atë dhe familjen e tij, derisa po tentonin të marrin nën kontroll pallatin presidencial në ditën e parë të agresionit rus.
Derisa kujtimet e tij në ato orë të para, kanë mbetur të “fragmentuara”, Zelensky ka thënë se e veçon mëngjesin e 24 shkurtit.
Pasi që filluan bombardimet, ai dhe gruaja Olena shkuan për t’i thënë vajzës 17-vjeçe dhe djalit 9, që të bëhen gati të largohen nga shtëpia.
“I kemi zgjuar. Ka qenë me shumë zhurmë. Ka pasur shpërthime”, shtoi presidenti ukrainas.
E ushtria ukrainase i kishte thënë se ekipet e parashutistëve rusë kanë rënë në Kiev, për ta vrarë apo zënë rob atë dhe familjen e tij.
“Një natë më parë, gjëra të tilla kemi parë vetëm në filma”, tha për Time, Andrij Jermak, shef i kabinetit të Zelenskyt.
Të shtënat filluan rreth ndërtesës së qeverisë pasi u errësua në ditën e parë të luftës.
“Rojtarët fikën dritat, sollën jelekët antiplumb dhe pushkët për Zelenskyn dhe dhjetëra ndihmës të tij”, kujton momentin
E një prej zyrtarëve të paktë që ka ditur të përdorë armën ishte Oleksiy Arestovych, veteran i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës.
“Ka qenë çmenduri fare”, tha Arestovych për Time.
Trupat ruse tentuan dy herë të futen në kompleks derisa familja e Zelensky ishte brenda.
Të nesërmen, pasi refuzoi ofertat përfshirë evakuimin e tij nga forcat amerikane dhe ato britanike që i mundësuan formimin e qeverisë në ekzil, Zelensky doli në oborr për të filmuar videon tashmë të njohur me telefonin e tij të mençur.
Në atë moment Zelensky tha se tek tani është i vetëdijshëm plotësisht për rolin e tij në luftë.
“E kuptoni se ata ju shikojnë. Ju jeni simbol. Duhet të silleni ashtu siç sillet një lider i një shteti”, shtoi ai.