Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskyy, në një konferencë për shtyp në Kiev, ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ukrainase në 17 ditë luftimi ndaj trupave ruse.
“Rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus”, tha Zelenskyy.
Gjithashtu, ai tha se 500-600 trupa ruse u dorëzuan te forcat ukrainase ditën e premte.
Ndërkohë, sipas BBC, trupat ruse që kanë humbur jetën në luftë janë rreth 6000.