Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dorëzuar dy amandamente për Buxhetin 2022.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se njëri amandament ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjekësisë.
Ndërkaq i dyti është për fëmijët pacientë me fibrozë cistike.
Postimi i plotë i Zemajt:
Dje, kam dorëzuar dy amandamente të nevojshme në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarjet buxhetore për vitin 2022.
Amandamenti i parë ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjeksisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike, me qëllim të garantimit të cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove dhe shërbimeve shëndetësore në vend.
Ndërsa, amandameti i dytë i dedikohet fëmijëve pacientë me Fibrozë Cistike, për ndarjen e buxhetit për sigurimin e medikamenteve të domosdoshme për trajtimin e tyre.
Uroj që anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës t’i përkrahin këto dy amandamente të arsyeshme./Gazeta Enigma/