Zemaj kërkon nga Qeveria të japë dorëheqje nëse vendi shkon në izolim

Zemaj kërkon nga Qeveria të japë dorëheqje nëse vendi shkon në izolim

Ish ministri i Shëndetësisë, njiherit edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse vendi shkon në izolim për shkak të rritjes së rasteve me COVID, sipas tij qeveria duhet të japë dorëheqje.



Zemaj tha pandemia duhet të luftohet me hapje të kontrolluar, por siç thotë ai, sa herë që Qeveria është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi.

“Ta luftojmë me hapje të kontrolluar, sa herë kjo qeveri është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, nëse shkojmë direkt në izolime të proklamuara ashtu siç ka thënë qeveria , më mirë ta shpall falimentimin e saj të japë dorëheqje dhe të vijnë njerëz që janë kompetent”.

Ndër të tjera, Zemaj ka shprehur shqetësimin e LDK-së për situatën me pandeminë, duke thënë se Kosova po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të të infektuarve me Omicron dhe gripin sezonal.

Tutje, deputeti i ka bërë apel qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë dhe me trajtimin e parandalimit të gripit sezonal, derisa shtoi se “punëtorët shëndetësorë janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve”.

Ai tha se “nga paaftësia e tyre enorme qeverisëse ka rritje enorme edhe të rritjeve të rasteve pozitive.

“Ia kemi thënë Qeverisë, lufta kundër pandemisë duhet të jetë prioritet. Ky kryeministër ka besuar dhe proklamuar se me ardhjen e tij në pushtet edhe Covidi ka filluar të zhduket. Kjo qeveri u tregua e paaftë ndërsa me qytetarët e padrejtë. Me keqmenaxhimin e saj gati sa nuk na infektojë të gjithëve”.

“Kjo qeveri që heronjtë e luftës kundër pandemisë i ka trajtuar me lëmoshë, kjo qeveri që ka ulur buxhetin për Ministrin e Shëndetësisë afërsisht më pak se 60 milionë euro. Kjo qeveri i largoi në pikun e pandemisë afër 600 profesionistë shëndetësorë. Në kohën kur më së shumti na duheshin vaksinat, ajo i hidhte. Ka dëshmuar mungesë respekti për punën e profesionistëve shëndetësorë, ata po ikin jashtë vendit si kurrë më parë, është pasojë e kësaj qeverie në ulje të shpresës dhe zhvillim të thellë nga pritjet e mëdha që ishin. Mosndërmarrja e masave në kohë, e rëndon gjendjen”, përfundoi ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles