Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se qeveria e tij e ka shkelur Kushtetutën me dy këmbë.
Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo qeveri i shkeli krejt, edhe qytetarët.
Sipas tij, qeveria Kurti, pikërisht ditën e Kushtetutës e kremton me shkelje të saj, dhe nuk ndalon.
“Kjo Qeveri, pikërisht ditën e Kushtetutës e kremton me shkelje të saj. Dhe nuk ndalon. E interpreton si do vetë. E dikton. E shkokëlon. E dërmon. Sepse i ka shkelur krejt paraprakisht; i ka shkelur premtimet, kauzat, besimin, shpresën dhe mirëqenien e të gjithëve qytetarëve pa përjashtim”, ka shkruar ai.