Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, beson se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Enigma.
Pas LDK-së, thotë se renditet Lëvizja Vetëvendosje e pastaj Partia Demokratike e Kosovës.
“Nuk jam i interesuar me i pa të tjerët, jam shumë i interesuar me pa LDK-në të parën. Qysh është konsiderimi politik, është LDK, VV, PDK edhe ky koalicioni Nisma-AAK, nëse e kalojnë pragun”, ka deklaruar Zemaj në DPT te Fidan.
Lidhur me koalicionin Nisma-AAK, Zemaj ka ngritur dyshime nëse mund ta kalojnë pragun.
“Për besë, çka po dëgjoj kështu nëpër terren, duhet me luftu shumë partitë që janë kështu pak më të vogla, për me kalu pragun”, ka deklaruar Zemaj.