Zemaj thotë se as 10 për qind e e qytetarëve nuk janë imumnizuar ndaj COVID-19

Zemaj thotë se as 10 për qind e e qytetarëve nuk janë imumnizuar ndaj COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se synimi i vaksinimit të 60 përqind të popullatës është i pamundur pasi deri tani as 10 për qind e qytetarëve nuk janë imunizuar karshi COVID-19.

Zemaj tha se frika nga varianti ‘Delta’ që është i përhapur është i pashmangshëm dhe sipas tij qytetarët duhet të vaksinohen.

“Proklamimi se deri në fund të vitit do vaksinohen 60 % e qytetarëve është i vonshëm. Ne kemi pasur shpresën dhe deklarimin zyrtar se 500 mijë vaksina do të jepen brenda muajit, duke filluar nga qershori ku është theksuar vaksinimi masiv, ndërsa atë akoma nuk po e shohim. Tash 93 mijë vaksina në përqindje imunizimet e popullatës në 1.8 milionë apo 1.2 milionë që parashikohen të vaksinohen akoma nuk ka arritur as 10 për qind. Frika nga varianti Delta që është i përhapur është i pashmangshëm që të na shqetësojë të gjithëve dhe qytetarët duhet të vaksinohen.

Mënyra e administrimit duhet të ndryshohet t’i jepet një qasje dhe kahe e re dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë në këtë proces nuk duhet të fshihet ndaj paaftësisë për të menaxhuar një situatë. Përndryshe do të vazhdojë kjo pasiguri do të ketë huti edhe do ta dëmtojë procesin e vaksinimit frika që vjeshta do sjell rritje të variantit Delta është i paparashikueshëm për Kosovës marr parasysh të gjitha masat janë liruar, nuk ka më kontroll mbi grupet dhe grumbullimet që bëhen, edhe numri i testimeve që paraqiten. Mbi të gjitha nuk kemi dëgjuar se është punuar në ngritje të kapaciteteve spitalore apo kapacitet tjera që kanë qenë në rritje në vazhdimësi”, theksoi Zemaj.

Këto komente deputeti i bëri në takimin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Në Kosovë procesi i vaksinimit ka nisur në fund të muajit mars dhe nga 15 qershori ka nisur vaksinimi masiv. Deri më sot janë administruar mbi 324 mijë dozave të vaksinave anti-COVID, prej tyre dozën e parë e kanë marr mbi 233 qytetarë, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marr mbi 93 persona.

Kosova në fund të muajit maj ka nënshkruar kontratë për blerje e 1.2 milionë vaksinave me kompaninë prodhuese Pfizer, ndërsa ka pranuar edhe donacione të shumta të vaksinave anti-COVID. 

Related Articles