Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se sindikata të cilën ai e udhëheq asnjëherë s’ka qenë e ndikuar dhe nuk ka krijuar simpati për ndonjë parti në vend.
Këto komente, Zeqiri i bëri në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku u shqyrtua peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovës i cili përfshin disa kërkesa.
Njëra nga kërkesat në këtë peticion është edhe ajo e sigurimeve shëndetësore, ku tha se është për t’u përshëndetur bashkëpunimi mes ShSKUK-së dhe Policisë së Kosovës, por sipas tij, bashkëpunimi përfshin vetëm vizitën e jo edhe mbulimin e shumës së barnave.
“Te pjesa e sigurimeve shëndetësore, lëvizje është një marrëveshje bashkëpunimi mes ShSKUK-së dhe Policisë së Kosovës, e iniciuar nga menaxhmenti policor, e nënshkruar nga ministri Vitia dhe Sveçla është për t’u përshëndetur”.
“Mirëpo, nuk e mbulon sigurimin shëndetësor jetësor. Nëse unë dhe secili pjesëtar i policisë e bën një vizitë në cilëndo klinikë dhe nuk është mbulim i barnave. Mirëpo, barnat minimumi kushtojnë 50 euro”, tha Zeqiri.
Më tej, Zeqiri tha se Sindikata e Policisë së Kosovës, qeverinë e vendit e llogaritë si partner për dialog social, ku kërkoi përmbushjen e kërkesave të policisë.