Zeqiri: Penalltia e Gjilanit ndaj Llapit ishte e padiskutuar

Zeqiri: Penalltia e Gjilanit ndaj Llapit ishte e padiskutuar

Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.

Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.

Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it

Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si stimulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë Zabërgjën. Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen.

Për këtë rast është diskutuar edhe në emisionin ‘Sports Show’. Analisti i futbollit, Arben Zeqiri, ka theksuar se në këtë rast është dëmtuar klubi i Gjilanit.

“Për mua si një ish-futbollist i Superligës së Kosovës kjo është penallti dhe nuk diskutohet”, tha Zeqiri në emision.

Më poshtë mund ta shikoni rastin: /Gazeta Enigma/

Related Articles