Zero transferime në merkaton dimërore, Drita iu beson lojtarëve aktual

Zero transferime në merkaton dimërore, Drita iu beson lojtarëve aktual

Drita vendosi t’iu besonte futbollistëve aktual, duke mos sjellur asnjë emër të ri në skuadër në afatin kalimtar të janarit.

Nënkampionët në fuqi të Kosovës kishin në dispozicion 31 ditë për transferime, por zgjodhën t’i japin rëndësi fazës përgatitore dhe jo merkatos.

Drita bëri shumë ndryshime në merkaton e verës, duke sjellë në Gjilan emra të njohur të futbollit kosovar dhe jo vetëm.

Drejtori sportiv i klubit gjilanas, Valon Zymberi tha për Demokracia.com se ata janë të kënaqur me futbollistët që kanë sjellur në verën e vitit 2021.

“Në afatin kalimtar të verës kemi sjell lojtarë shumë cilësor dhe kemi ndërtuar ekipin mbi vlerat e këtyre lojtarëve, gjë që jemi shumë të kënaqur”, u shpreh drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Zymberi potencoi se klubi nuk e sheh të rrugës të bëjë ndryshime të mëdha në janar.

“Ne si klub nuk e kemi politikë që në afatin e janarit të bëjmë ndryshime të mëdha në ekip”, theksoi tutje Zymberi.

Klubi “bardhekaltër” fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit e kreu në Antalia të Turqisë.

Drita e nis stinorin pranveror me ndeshjen e Kupës së Kosovës në futboll kundër Fushë Kosovës në udhëtim.

Ndryshe, Drita renditet në pozitën e dytë në tabelë me 34 pikë, një më pak se Gjilani që është lider.

Related Articles